Krasniqi takon ambasadorin italian: Të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e vendit.

Krasniqi është shprehur se të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për një Kosovë më të mirë.

“Pavarësisht pozicioneve politike, të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

The post Krasniqi takon ambasadorin italian: Të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news