Krejt çka do të ndiqni sot në “Kosova Today”

Në edicionin e sotëm të emisionit “Kosova Today” vijnë tema të larmishme.

“VV siguron votat, pritet formimi i Qeverisë së re?”, temë kjo e cila diskutohet me të ftuarit: Vullnet Krasniqin, Dardan Krasniqin, Arton Muhaxherin dhe Ardian Gaxherrin.

Në pjesën e dytë të tij shtjellohet tema e titulluar “ Skandali në Serbi, kërcënohet Kosova! Kryeparlamentarja me këngë çetnikësh i ulet në gjunjë Vuçiqit”. Për këtë temë flitet me gazetarin: Besnik Tahiri.

Edhe protesta para shtëpisë së Big Brother VIP Kosova –  Labinot Rexha kërkon të futet në edicionin e ri do të trajtohet përgjatë emisionit.

Ledina Jakimi flet për tre vrasjet e fundit që tronditën Shqipërinë.

Mirjeta Morina, Linda Pano, Saranda Aliu, Pranvera Xhafa  flasin për temën tjetër:  “4 gra dhe 31 fëmijë- historia që zbulon fytyrën e vërtetë të varfërisë.

 

The post Krejt çka do të ndiqni sot në “Kosova Today” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news