Kualifikimet për Botëror – fitojnë Bosnja, Polonia e Rumania

Sot janë zhvilluar disa ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Anash Shqipërisë që shënoi fitore ndaj Andorrës, dhe Anglisë që mundi Letoninë, edhe kombëtare të tjera shijuan fitore.

Bosnja & Hercegovina mundi Qipron, 2:1, ndërkaq Polonia mundi Maltën, 2:0.

Rumania fitoi ndaj San Marinos 1:5, teksa San Marinoja “e fitoi ndeshjen e vet” pasi shënoi golin e nderit si rrallë herë.

Përballja më e hershme e sotme, ajo mes Lituanisë dhe Finlandës u mbyll 2:2.

The post Kualifikimet për Botëror – fitojnë Bosnja, Polonia e Rumania appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news