Kujtimi për Agim Kikajn do të jetë i përhershëmSinjali

Në përvjetorin e tetë të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe politikanit Agim Kikaj, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorë, asambleistë dhe familjarë të tij kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, përmes një postimi ka theksuar rëndësinë që ka pasur Kikaj për partinë dhe vendin.

“Tetë vite më parë, LDK-ja, Llapi dhe Kosova humbën jo vetëm një veprimtar, por një politikan të dalluar e të matur dhe një intelektual të mirëfilltë,” ka shkruar Hyseni.

Ai e ka përshkruar Agim Kikajn si një lider me virtyte të rralla dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj shërbimit publik.

“Agim Kikaj, shquhej për vizionin e qartë politik, për durimin e madh sikur edhe për vendosmërinë dhe besnikërinë e jashtëzakonshme.”

Hyseni shtoi se kontributi i tij ishte i dukshëm në çdo rol që mbajti.

“Qoftë si kryetar i Komunës së Podujevës, qoftë si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Agim Kikaj ishte gjithnjë i përkushtuar dhe me synime të qarta për ta bërë më të mirën të mundshme për vendin dhe për qytetarët.”

Në përfundim, ai theksoi se kujtimi për Kikajn do të mbetet i gjallë përherë.

“Kujtimi e nderimi për Agim Kikajn do të jetë i përhershëm!” – përfundoi Hyseni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news