Zyrtarisht, mbi 2 milionë myslimanë gjenden në kodrën e Arafatit, për të kryer ritualin kyç të Haxhit.
Nisur nga parimi fetar se pa Arafat nuk ka haxh, edhe haxhilerët kosovarë qëndruan gjithë ditën në këtë zonë rreth 10 kilometra katrorë duke bërë lutje, dhe vetëm lutje, raporton Klan Kosova.
Ata falën edhe namazin e drekës dhe të ikindisë të bashkuar nga dy rekate, që është e veçanta e Arafatit.
Vedat Sahiti, Kryeimam i Kosovës, tha se pa dyshim, Arafati është kusht themelor dhe se 1576 haxhinjtë kosovarë po e dëshmojnë sakrificën e tyre.
Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava, në një intervistë nga Arafati, tha për Klanin se haxhilerët e Kosovës janë me plot shëndet, duke treguar edhe ecurinë e ritualit të haxhit.
Në Muzdelife, haxhilerët qëndrojnë gjatë natës, duke falur namazin e akshamit dhe të Jacisë.
Aty mblidhen edhe gurët për gjuajtjen e xhemarateve, duke synuar goditjen e shejtanit.
E teksa të mërkurën besimtarët kudo në botë falin namazin e Kurban Bajramit, haxhilerët nuk bëjnë namaz të tillë.
Ata janë të angazhuar me gjuajtjen e gurëve, më pas me therjen e kurbaneve të haxhit dhe rruajtjen e kokës.
E pas këtyre, haxhilerët i mësyjnë Qabesë për të bërë tavafin e haxhit.
Ndërsa në ditën e enjte, vijohet përsëri me gjuajte të gurëve, dhe në fund, para largimit nga Qabeja, bëhet edhe tarafi lamtumirës.
Ndiqeni kronikën për detaje:



