Kupa e Botës, Arlind Sadiku sjell detaje për spektaklin në New York (VIDEO)

Sytë e gjithë botës këto ditë janë të përqendruar përtej oqeanit, aty ku po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit, me ndeshje që po sjellin emocione të mëdha dhe stadiume të mbushura plot.

Një nga përballjet më të rëndësishme është ajo mes Francës dhe Senegalit, ndeshje që sipas raportimeve nga terreni pritet të sjellë spektakël të vërtetë futbolli.

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ka dhënë detaje nga atmosfera para ndeshjes, duke e cilësuar këtë sfidë si një nga më interesantet e turneut.

“Ndeshja më interesante e Kampionatit Botëror pritet të jetë kjo. Të dyja kombëtaret janë të super-mbushura me yje, sidomos Franca. Favorite është Franca pa dyshim, megjithatë, kujtojmë që Senegali e kishte mposhtur këtë kombëtare në Botërorin e vitit 2002 dhe do të mundohet që ta bëjë edhe këtë sonte në stadiumin ku do të zhvillohet edhe finalja e Kampionatit Botëror”, tha ai.

Sipas tij, atmosfera në stadium është e jashtëzakonshme, me mbi 80 mijë spektatorë të pranishëm, ndërsa dita në New York është karakterizuar nga temperatura të larta.

“Janë mbi 80 mijë spektatorëve të pranishëm, një atmosferë fantastike. Ditë shumë e nxehtë sot në New York. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit në këtë stadium ishte zhvilluar mes Marokut dhe Brazilit, që përfundoi 1–1”, deklaroi ai./Klankosova.tv

Latest news
Related news