Kupa e Botës, Interi po mposhtet nga ekipi japonez

Interi po mposhtet në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube nga ekipi japonez, Urawa Reds me rezultat minimal, 0-1.

Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Watanabe në minutën e 11-të të takimit, pas një asistimi nga Kaneko.

Nerazzurët patën një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin në minutën e 20-të me anë të Lautaro Martinezit, gjuajtjen e të cilit e ndali shtylla, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa Zalewski pretendoi për një penallti në minutën e 25-të, por gjyqtari tha se loja duhet të vazhdojë.

The post Kupa e Botës, Interi po mposhtet nga ekipi japonez appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news