Kupa e Botës për klube, Dortmundi siguron 1/8-tën e finales

Borussia Dortmund është skuadra e radhës që siguron kualifikimin në të 1/8-tën e finales në Kupën e Botës për Klube.

Kjo pasi gjermanët siguruan fitore minimale 1:0 ndaj Ulsan HD.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 36-të ku shënoi Svensson pas asistit nga Jobe Bellingham.

Me këtë fitore, Dortmundi shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë në grupin F.

Në anën tjetër, Ulsan HD mbetet i fundit në grup me tri humbje nga tri ndeshjet.

The post Kupa e Botës për klube, Dortmundi siguron 1/8-tën e finales appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news