Kupa e Botës për klube: Dy përballje tejet interesante këtë mbrëmje në Artmotion

Kupa e Botës për klube që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hyrë në rundin e dytë të ndeshjeve grupore.

Përballjet interesante po transmetohen drejtpërdejtë dhe ekskluzivisht në Artmotion.

Edhe këtë mbrëmje vikendi, platforma kryesore televizive në trojet shqiptare vjen me dy ndeshje.

Me fillim nga ora 18:00, në Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit, do të jepet ndeshja Juventus Wydad, njofton Klankosova.tv.

Derisa në të njëjtin kanal, por me fillim nga ora 21:00 vjen loja tjetër mes Real Madridit dhe Pachucas.

Kjo lojë do të komentohet nga Andin Lokaj./ Klankosova.tv.

The post Kupa e Botës për klube: Dy përballje tejet interesante këtë mbrëmje në Artmotion appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news