Kurti iu dërgon ftesë për takim liderëve të tri partive

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri partive politike.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga kabineti i kryeministrit në detyrë.

Kjo ftesë vie tri ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ.

Mbetet të shihet ecuria e këtyre takimeve dhe nëse do të prodhojë ndonjë rezultat për formimin e institucioneve të reja.

Latest news
Related news