Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kryer homazhe te varri i heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti i shprehu lavdim të rënëve, duke theksuar se Bahri Fazliu ishte një shembull i luftëtarit çlirimtar, jo vetëm gjatë luftës, por edhe para saj. Ai theksoi se Fazliu ishte një nga figurat më të shquara që kishte përgatitur luftën çlirimtare, duke nënvizuar shkrimet analitike dhe poezitë e tij romantike, si dhe dashurinë e pafund që ai kishte për atdheun.
“Erdhëm sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Bahri Fazliut, për të bërë homazhe së bashku, sepse Bahri Fazliu është shembull i luftëtarit çlirimtar, edhe para luftës çlirimtare. Kemi pasur shumë veprimtarë të cilët e kanë përgatitur luftën, dhe në mesin e tyre, ndër më të shquarit, është Bahri Fazliu, i cili mbante pseudonimin ‘Gëzimi’. Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, dashuria e tij e pafund për atdheun, si dhe aksionet dhe betejat në të cilat mori pjesë, pa dyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë, jo vetëm për brezin tonë, por edhe për ata që do të vijnë”, tha Kurti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



