Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? – përgjigjet Donald Trump (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, tregoi se është i pëlqen edhe futbolli.

Ai mori pjesë në finalen e Kupës së Botës për klube, ku fitues u shpall Chelsea që triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Paris Saint Germain.

Trump në një intervistë për platformën sportive DAZN, tregoi se kush sipas tij është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

“Shumë vjet më parë, kur isha i ri, ata sollën një lojtar të quajtur Pele për të luajtur dhe ai luajti për një ekip të quajtur Cosmos”, tha Trump.

“Dhe ky vend ishte plot e përplot, ishte një version më i hershëm i këtij stadiumi [Stadiumi MetLife] dhe ishte Pele. Nuk dua të dal me veten, por kjo ndodhi shumë kohë më parë dhe isha një djalë i ri, kështu që erdha të shikoja Pelën dhe ai ishte fantastik. Kështu që ndoshta do të veproj sipas modës së vjetër, kjo është si të thuash Babe Ruth – dhe të them se Pele ishte shumë i shkëlqyer”, shtoi Trump.

The post Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? – përgjigjet Donald Trump (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news