“Kush je ti që të ma marrësh mua thikën?” – I moshuari përfundon në ndalim pas përplasjes me Policinë gjatë lirimit të pronës në GllogocSinjali

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me përplasje serioze me qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në përplasje, duke ua vështirësuar kështu punën dhe madje duke ua rrezikuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar informacione ekskluzive për një incident që ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Gllobar të Gllogocit, ku një person është përballur me Policinë gjatë zbatimit të një urdhri për lirimin e pronës.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se më 26 maj 2025, rreth orës 11:30, njësitet policore ishin në terren për të ekzekutuar një urdhër të Prokurorisë për lirimin e pronës së Ilaz Shehut, 69 vjeçar, e cila më herët ishte e uzurpuar nga banorë të tjerë.

Gjatë këtij veprimi, vëmendjen e Policisë e tërhoqi fakti se i moshuari mbante në brez një thikë paluese, me teh rreth 8 centimetra. Kur zyrtarët policorë i kërkuan ta dorëzonte, ai reagoi ashpër, duke kapur për krahu një polic dhe duke thënë: “Kush je ti që të ma marrësh mua thikën?”

Edhe pse u tregua jo bashkëpunues, Policia e neutralizoi situatën, i konfiskoi mjetin e mprehtë dhe e shoqëroi të dyshuarin në Stacionin Policor në Drenas, ku më pas u intervistua.

Sipas burimeve, tensionet në vendin e ngjarjes ishin të larta, për shkak të mosmarrëveshjes së thellë pronësore ndërmjet palëve të përfshira.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka udhëzuar që të inicohet procedurë penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Ilaz Shehu është ndaluar për 48 orë.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të mëtejmë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news