Kusi: Franca ishte e dobët në pjesën e parë, Mbappe humbi shumë raste (VIDEO)

Gazetari Geri Kusi ka komentuar ndeshjen e Francës me Senegalin, duke vlerësuar se skuadra franceze nuk ka qenë në nivel të lartë në pjesën e parë, ndërsa Senegal ka bërë një paraqitje të mirë në mbrojtje.

Sipas tij, Kylian Mbappé nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, pavarësisht se ka arritur të shënojë dy gola.

“E ndoqa ndeshjen, në pjesën e parë Franca ishte e dobët. Mbappe u mbulua mirë nga Senegali. Edhe pse shënoi dy gola, ka humbur shumë mundësi që nuk i lejohet një lojtari të tillë”, tha Kusi.

Ai komentoi edhe për Ousmane Dembele, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të dobët dhe jo në nivelin e pritshëm.

“Dembélé, një formë zero, ‘Topi i Artë’ nuk funksionoi te Franca, por e shoh pretendente për ta fituar këtë kampionat botëror”, u shpreh ai.

Latest news
Related news