Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, theksoi se Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë, duke e ripërsëritur përgjegjësinë e fituesit për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë
“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë”.
Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, sipas tij përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe sipas tij, ata po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë.
“Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre.”
Për më tepër, Kryeministri në detyrë ka shmangur pyetjet lidhur me bastisjet e fundit në katër lokacione të ndryshme, të kryera në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

