Rritja alarmante e përdorimit dhe shpërndarjes së narkotikëve nga të rinjtë vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në gjithë Kosovën. Sinjali çdo ditë raporton ekskluzivisht për raste të reja ku të rinjtë bien në prangat e Policisë me substanca narkotike. Një rast i tillë është shënuar edhe mbrëmë në Suharekë.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se më 25 prill 2025, rreth orës 17:00, në rrugën “Hasan Prishtina”, Policia ndaloi një veturë Ford Fiesta të cilën e voziste i dyshuari 20-vjeçar i shoqëruar nga një pasagjer, A.F.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i riu që u arrestua në lidhje me këtë rast është 20-vjeçari Dior Shala.
Gjatë kontrollit që policia i bëri veturës, poshtë ulëses së shoferit u gjetën dhe u sekuestruan 7 qese plastike me substancë narkotike të dyshuar marihuanë.
Në vazhdim, me autorizim të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me njësitë e antidrogës, është kryer bastisje në shtëpinë e Dior Shalës, në rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë, por nuk është gjetur ndonjë material tjetër i kundërligjshëm.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj D.SH. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.
Hetimet po vazhdojnë nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



