Ky është 20-vjeçari që u kap me marihuanë në SuharekëSinjali

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të tillë, i cili është zbuluar mbrëmë, rreth orës 00:25, në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, ku Policia ka ndaluar një veturë të cilën po e drejtonte një 20-vjeçar.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Edison Trolli, rreth 20-vjeçar.

Në bazë të dyshimeve, Policia u detyrua të bëj kontroll i automjetit dhe i të dyshuarit.

Të njëjtit, gjatë kontrollit, nën ulësen e shoferit janë gjetur dhe sekuestruar, dy pako me rizlla, një grinder, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, që dyshohet se ishte për përdorim personal.

Lidhur me rastin janë përfshirë edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ku pas intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Përgjithshme, është iniciuar rasti për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news