Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë pasoja fatale. Ngjarja është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se në këtë vetëaksident ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura doli nga rruga.
Në veturë ndodhej edhe një pasagjere, Tringa Mustafa e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Automjeti i përfshirë në aksident është një Škoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.
Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



