Nis ndërtimi i parkut solar në Rahovec, projekti që mbeti në letër për dy vjet

Në Kramovik të Rahovecit pritej të niste ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e parkut solar me kapacitet prej 105 megavatësh. Megjithatë, edhe pse ora kishte shënuar 15:00, aktiviteti ende nuk kishte filluar.

Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami e cila tha se e pranishme është ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeministri Albin Kurti i cili erdhi me vonesë.

“Parku solar do të ndërtohet në një sipërfaqe prej mbi 100 hektarësh, ku planifikohet të vendosen mbi 200 mijë panele solare. Me ndihmen e tyre pritet që të fillojë edhe prodhimi i energjisë elektrike. Vlen të theksohet se ndonëse kanë kaluar 2 vjet prej kur është nënshkruar kontrata për fillimin e punës këtu, e njëjta ende nuk ka filluar”, tha gazetarja Bajrami.

Latest news
Related news