Gazeta Sinjali ka publikuar pak më parë pamje ku dyshohet se shihet një rast vjedhjeje në një lokal në Podujevë, ku sipas raportimit, autori i dyshuar është vetë pronari i lokalit.
Rastin në Polici e ka raportuar qiraxhiu, i cili ka pretenduar se pronari i lokalit i ka marrë pijet nga hapësira që ai e shfrytëzon me qira.
Lidhur me këtë rast, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, nga ku kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Ens Pllana, ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me rastin. Menjëherë pas pranimit të saj, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.”, ka deklaruar Pllana.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



