Ky është 46-vjeçari që sulmoi futbollistin Belgin Jashari – ndalohet për 48 orëSinjali

Dhuna në sport po shënon përmasa shqetësuese, duke rrezikuar frymën e garës së ndershme dhe sigurinë e sportistëve në fushë. Një rast i tillë tronditës ka ndodhur së fundmi në Podujevë, ku futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personit që sulmoi brutalisht Jasharin pas përfundimit të ndeshjes në Podujevë, një akt që ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin.

I dyshuari është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar , i cili mbrëmë, pa asnjë shkak të justifikueshëm, e sulmoi fizikisht futbollistin në fushën sportive, në prani të shumë dëshmitarëve.

Pas arrestimit, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky incident ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik dhe nga krerët institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, e cila sulmin e quajti “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”.

VIDEO (Momenti i sulmit):

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news