Ky është 54-vjeçari që u gjet i vdekur në ballkonin e një shtëpie të pabanuar në Zubin Potok – Dyshohet për vetëvarjeSinjali

Një rast i rëndë është shënuar në fshatin Varag të Zubin Potokut, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana të dyshimta, mëson Sinjali nga burimet brenda hetuesisë.

Sipas informatave zyrtare, sot, rreth orës 13:25, QKMF-Zubin Potok ka njoftuar Policinë për një rast të dyshuar të vetëvarjes. Njësitet patrulluese dhe ato hetimore, bashkë me ekipin mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Blazo Radovanoviq, rreth 54-vjeçar. Sipas ekipit mjekësor, ai është gjetur i varur me litar në ballkonin e një shtëpie të pabanuar, në pronësi të tij. Mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Hetuesit kanë marrë deklaratën e një dëshmitari që ka thënë se e kishte parë për herë të fundit viktimën më 27 maj rreth orës 17:00, ndërsa mëngjesin e sotëm, rreth orës 13:15, e kishte gjetur të varur në ballkon.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Hetimet po vazhdojnë dhe Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news