Ky është 65-vjeçari që dhunoi seksualisht gruan para bashkëjetuesit në Lipjan, arrestohetSinjali

Sinjali pak më parë raportoi për një rast të tmerrshëm të dhunimit seksual që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 majit, në Lipjan, ku një grua ka përjetuar tmerrin brenda shtëpisë së saj, nën kërcënimin e armës së ftohtë dhe në praninë e bashkëjetuesit.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Afrim Sejfulla, rreth 65-vjeçar,i cili  ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës D.R., rreth 60-vjeçare dhe partnerit të saj Xh.Z, rreth 40-vjeçar.

I armatosur me një thikë dhe një çekan, Sejfulla ka kërcënuar çiftin dhe më pas e ka dhunuar seksualisht gruan në prani të bashkëjetuesit të saj, duke lënë pasoja të rënda psikologjike dhe fizike.

Viktima ka kërkuar menjëherë ndihmë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë rasti është raportuar në polici, ku kanë dalë njësitë relevante – Hetimet Rajonale, Forenzika Rajonale, ndërsa Prokurori për Krime të Rënda është vënë në dijeni të ngjarjes.

Pas urdhrit të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet për veprën e dhunimit kanë nisur.

Ky akt, sipas Kodit Penal të Kosovës, kategorizohet si krim i rëndë dhe dënohet me burgim afatgjatë.

Gazeta Sinjali do të qëndrojë afër këtij rasti dhe do t’ju informojë me çdo zhvillim të ri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news