Ky është i dyshuari në Pejë që shantazhoi dhe ofendoi në rrjete sociale ish-gruan e tijSinjali

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të dhunës në familje, ku është raportuar sot në Stacionin Policor të Pejës, me ç’rast një 37-vjeçare ka akuzuar ish-bashkëshortin për shantazh dhe shqetësim të vazhdueshëm.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima, A.H., ka deklaruar se është e ndarë nga i dyshuari tash e tetë muaj dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur asnjë kontakt.

Por, sipas dëshmisë së saj, në 10 ditët e fundit ai ka filluar ta shqetësojë përmes rrjetit social Instagram, duke shpërndarë video-incizime të saj pa pëlqimin e saj dhe duke e fyer vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Lulzim Vitia.

Ajo ka theksuar se nuk ka pasur dhunë fizike dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor. Pas intervistimit nga njësia e hetimeve, viktima është larguar me dëshirë për në shtëpinë e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Gazeta Sinjali do të ndjekë rastin nga afër dhe do të sjellë informacion shtesë në vazhdim.

Sinjali pas pak do të ju sjellë emrin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news