Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:32, në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të rrethit te KFC-ja në Llapnasell, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një vetaksident me fatalitet, ku vetura ka dalë nga rruga nën rrethana ende të panjohura.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se I dyshuari i këtij vetëaksidenti është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.
Njësia policore ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është në rrugë për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të sqarohen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet më të reja sapo të konfirmohen nga autoritetet.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



