Ky është njëri nga të arrestuarit që kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës në MitrovicëSinjali

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një incident shqetësues që ka ndodhur pasditen e së shtunës në Mitrovicë, ku dy persona – baba dhe biri – kanë përfunduar në pranga pasi kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur më 24 maj 2025, rreth orës 16:00, kur një njësi patrulluese ka ndaluar një veturë për shkak të një kundërvajtjeje në trafik.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se vozitësi i automjetit është Endrit Shabani, 20 vjeçar, i cili kishte shkelur rregullat e komunikacionit.

Derisa, situata është përshkallëzuar kur në vendin e ngjarjes ka ardhur, babai i Endritit, I.SH, 46 vjeçar.

Sinjali ka mësuar se të dy personat kanë penguar ndërhyrjen e policisë, kanë këndërshtuar urdhrat, dhe kanë kërcënuar e fyer zyrtarët policorë me fjalë denigruese.

Pas eskalimit të situatës, të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news