Ky person po kërkohet nga policia për veprën penale “vjedhje”

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi për përfshirje në veprën penale “vjedhje”.

Në Facebook, policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në gjetjen e tij.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në postimin e policisë, raporton Klankosova.tv.

The post Ky person po kërkohet nga policia për veprën penale “vjedhje” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news