Laura Fazliu kalon në çerekfinale në Linz Grand Prix

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Grand Prix Upper Austria.

Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë e mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato, shkruan Klankosova.tv

Në çerekfinale, Fazliu do të ndeshet me xhudisten sllovene, Leila Mazouzi.

Grand Prix po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

The post Laura Fazliu kalon në çerekfinale në Linz Grand Prix appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news