Xhuliana Nura përballë kritikave pas vendimit për shtatzëni me IVF (VIDEO)

Premiera e episodit të parë të dokumentarit të Xhuliana Nurës ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Në dokumentar, ajo ka rrëfyer sfidat dhe vendimin e saj për t’u bërë nënë vetushqyese.

Gazetari Agon Rexhepi tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se ky aktivitet promovues ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa theksoi se reagimet nga disa figura publike kanë qenë kryesisht negative.

Sipas tij, disa prej reagimeve, përfshirë ato të influencerëve dhe personazheve publike, janë fokusuar te ideja se Xhuliana është treguar egoiste duke ndjekur këtë formë për t’u bërë nënë.

Ndërkohë, Vesa Kelani e ka cilësuar si të pakuptimtë paragjykimin ndaj këtij vendimi të Xhulit.

“Mua personalisht po më duket pak nonsens të çohesh dhe ta paragjykosh kaq shumë. Nuk është femra e parë në botë që po e bën këtë”, tha Kelani, duke shtuar se raste të tilla kanë ekzistuar edhe më herët./Klankosova.tv

Latest news
Related news