Aktorja e njohur britanike, Dame Penelope Keith, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Familja e saj ka bërë të ditur se ajo ka vdekur në shtëpinë e saj në Surrey, pas një sëmundjeje me kancer, raporton The Telegraph, transmeton Klankosova.tv
Keith u bë e njohur për publikun për rolet e saj në serialet e suksesshme televizive “The Good Life” dhe “To the Manor Born”, duke u shndërruar në një nga figurat më të dashura të komedisë britanike të viteve ’70.
Ajo jetoi për më shumë se 50 vjet në Milford së bashku me bashkëshortin e saj, Rodney Timson, me të cilin u martua në vitin 1978, po në vitin kur përfundoi edhe seriali “The Good Life”.



