Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, në emisionin “Fol me Arin”, ka folur për kushtet e zjarrfikësve, tani që temperaturat janë rritur dhe mundësitë për shpërthime zjarresh janë më të mëdha.
Përmes kësaj interviste, Gashi tha se kushtet e zjarrfikësve nuk janë shumë të këqija, megjithatë ai thotë se ajo që i brengos është vjetërsia e automjeteve, transmeton Klankosova.tv.
“Po bëhen lëvizje, por jo me shpejtësinë që ne dëshirojmë”, u shpreh ai për Klan Kosova.



