LDK e para në Junik edhe me votat e diasporës

Janë numëruar 100 për qind e votave me postë në komunën e Junikut.

Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prin me 50.97% të votave të grumbulluara, derisa i dyti radhitet Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me 35.34%, transmeton Klankosova.tv.

Radhitja e njëjtë qëndron edhe në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet lokale, ku në Junik më së shumti vota ka marrë Shehu, gjithsej 47.91%, e pas tij Kuçi me 40.68%.

The post LDK e para në Junik edhe me votat e diasporës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news