Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga ZRrE ka ndezur reagime të ashpra në skenën politike. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar veprime të menjëhershme dhe të forta kundër bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Gazeta Sinjali.
Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sapo të konstituohet Kuvendi i ri, LDK do të ftojë në raportim bordin e ZRrE-së dhe do të kërkojë revokimin urgjent të vendimit për rritjen e tarifës së energjisë për 16%.
“Do të paraqesim një rezolutë për shkarkimin e bordit. Nëse ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, bordi do të shkarkohet”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo shton se në rast se bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë kjo do të bëhet nga bordi i ri, “pa asnjë dyshim”.
Deputetja e LDK-së ka akuzuar ZRrE-në për mungesë transparence dhe profesionalizmi, duke theksuar se është e papranueshme që nuk publikohen pasqyrat financiare të KEDS-it dhe KESCO-s, si dhe mungon një raport i saktë për tregtinë me energji dhe investimet në rrjet.
LDK kërkon një bord të ri – profesional, të pavarur dhe transparent, që do të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo të kompanive të mëdha energjetike.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



