Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar sot se për të dalë nga ngërçi parlamentar që po zgjat, është e nevojshme një marrëveshje politike.
Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ai ka thënë se e gjithë përgjegjësia për ngërçin politik është i VV-së.
Sipas tij, LDK-ja e ka dhënë propozimin e saj për dalje nga situata aktuale.
“I takon partisë së parë të bëj zgjidhje, kuptojeni këtë. Partitë tjera nuk kanë numrat, si duket nuk i ka as partia e parë numrat e nevojshëm. Kemi dhënë një propozim që të bëhemi bashkë e të dalim prej kësaj krize, se është turp, është marrë se çka po ndodh. Më shumë se kaq LDK-ja nuk mund të bëj. Nuk ka çantë magjike LDK-ja që t`i zgjidh të gjitha problemet. Duhet kompromis”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka treguar edhe për takimin që do ta ketë më kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
“Do të flasim për shumë çështje të bashkëpunimit, po afrohen zgjedhjet lokale. LDK-ja është duke u marrë me zgjedhje lokale tani. Nuk mund të bëjmë zgjidhje në një parlament ku partia e parë me 48 deputetë nuk donë të bëj zgjidhje”, ka thënë Abdixhiku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

