Trajneri Lionel Scaloni ka folur pas fitores me Argjentinën (4:1) ndaj Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Scaloni u shpreh tejet i lumtur me lojtarët e tij dhe shpreson që kjo ecuri pozitive të zgjasë sa më shumë, shkruan Indeksonline
Ai thotë se duhet shijuar ky moment.
“Dua që argjentinasit ta shijojnë këtë moment. Nuk e dijmë se sa do të zgjasë. Shpresojmë se do të zgjasë shumë, por nderkohë le ta shijojmë këtë paraqitje fantastike të djelmoshave tanë. Në do të vazhdojmë përpara”, u shpreh Scaloni.
Argjentina është një prej shteteve të para që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2026./Indeksonline/

