LeBron James nuk e zbulon ende se ku do të shkojë

Në paraqitjen e tij të parë publike që nga momenti kur njoftoi se është larguar nga Los Angeles Lakers, LeBron James nuk e ka zbuluar se ku do të kalojë.

“A ka ende një vendim për t’u marrë?”, e pyeti Tyrese Haliburton vetëm pak minuta pasi nisi emisioni, para rreth pesë mijë spektatorëve në Javits Center.

“Nuk do t’ju mbaj në pritje edhe për shumë gjatë,” u përgjigj Bron Bron.

Që kur agjenti i tij dhe drejtori ekzekutiv i Klutch Sports, Rich Paul, njoftoi Lakersat më shumë se dy javë më parë se James do të largohej, ylli 41-vjeçar është kërkuar nga shumë skuadra dhe lojtarë që ta bindin të bashkohet me ta sezonin e ardhshëm.

Latest news
Related news