Dita e tretë e edicionit të 24-të e festivalit ReMusica, sot do të fillojë me disa aktivitete në Autostrada Biennale Hangar në Prizren, me ç’rast mbahen 4 koncerte dhe 1 diskutim.
Programi nis me ReMusica Junior – dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”, për të vazhduar me koncertin akusmatik me Julien Guillamat , diskutim dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta.
Mbrëmja do të kulmojë në Prishtinë, me koncertin e dyfishtë të LELEU Brothers – Romain Leleu dhe Thomas Leleu si dhe Orkestrës Harkore të Filharmonisë së Kosovës,i cili do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, në orën 19:00./Klankosova.tv
The post LELEU Brothers dhe Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës me koncert në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.



