Lëndimi horror i Musialas, këmba e thyer i mbeti e varur në lëkurë

Lojtari i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka pësuar një lëndim të rëndë në fund të pjesës së parë gjatë ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Musiala ishte duke vrapuar te topi, por një ndërhyrje e portierit parisien, Donnarumma, bëri që Musiala ta thyej këmbën.

Pasi e kuptoi dëmtimin e rëndë të Musialas, Donnarumma shpërtheu në lot, pasi ndërhyrja e tij ishte e paqëllimtë, njofton Klankosova.tv.

Ai u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë, ndërsa PSG-ja kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti Bayernin me rezultat 2-0.

The post Lëndimi horror i Musialas, këmba e thyer i mbeti e varur në lëkurë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news