Lëndohet Ben White, Arsenali në ethe para finales së Champions League

Arsenal është në telashe para finalës së madhe të Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi Ben White si pasojë e një lëndimi pritet të jetë mungesa e madhe e skuadrës angleze në finale.

Sipas GOAL, White dyshohet se ka pësuar një dëmtim në ligament,  lëndim ky e cila e vë në pikëpyetje edhe paraqitjen e tij me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Botëror, transmeton Klankosova.tv.

28-vjeçari u pa duke lënë “London Stadium” me mbajtëse në gju pas fitores minimale 1-0 të Arsenalit ndaj West Ham United të dielën, duke shtuar menjëherë shqetësimet në kampin londinez.

Klubi londinez ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se White do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa stafi mjekësor shpreson që ai të rikuperohet në kohë për fazën përgatitore para sezonit të ri.

Paraqitjet e tij të fundit kishin rritur gjasat për një ftesë nga trajneri Thomas Tuchel për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, por dëmtimi aktual tani ka vënë seriozisht në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij.

Latest news
Related news