Lëndohet një person pas aksidentit mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv kanë konfirmuar se të përfshira në aksident janë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fadil Vata’ në Prishtinë”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklarimin e policisë. /Klankosova.tv

 

The post Lëndohet një person pas aksidentit mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news