Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është shumë afër transferimit te Chicago Fire në MLS.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, 37-vjeçari ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me agjentin e tij për të diskutuar detajet e marrëveshjes, raporton klankosova.tv.
Chicago Fire i ka ofruar një kontratë të majme, me pagë vjetore rreth 15 milionë euro, e cila mund të arrijë deri në 20 milionë euro përmes bonuseve.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët e ardhshme, ndërsa drejtuesit e Chicago Fire mbeten optimistë se do të sigurojnë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian. /Klankosova.tv



