Lija e dhive/dhenve – Groposi 130 dele që ia siguronin jetesën (VIDEO)

Dhentë e familjes Destani nga Delloci i Suharekës u groposën nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pasi u kuptua se po vuanin nga sëmundja e lisë.

Vetë fermeri Isuf Destani njoftoi autoritetet kur pa se kafshët nuk janë në gjendje të mirë.

Ndonëse blegtoria ishte burimi kryesor për familjen Destani nuk ngurroi që t’i largojë ato.

Shumicën prej deleve ky fermer I ka pasur të rezervuara për festën e Bajramit por që i anuloi duke mos dashur të përhap sëmundjen.

Andaj për këtë humbje ky ka një kërkesë ndaj institucioneve.

Sipas drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Armend Krasniqi, kompenzimi pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Lidhur me këtë rast Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë fermerët që të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të njoftojnë autoritetet për çdo ndryshim që shohin te kafshët e tyre.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Latest news
Related news