Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është pyetur për raportet e tij me presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugova.
Ai ka theksuar se ka shumë kujtime të mira me të, por nuk do t’i shpalosë këtë të shtunë, pasi ato mund të keqpërdoren për fushatë elektorale në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Me lejen tuaj, nuk do të flisja tani sepse mund t’i përdorin për fushatë elektorale. Kam shumë për të thënë, por nuk dua të më keqkuptohet sepse po flasim për një personalitet që nuk është më në mesin tonë dhe që është president historik,” ka thënë Limaj.
“Nuk dua në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim që disa momente të bashkëpunimit tonë të keqkuptohen. Për mua, ato janë kujtime të përhershme, dhe nuk dua të përdoren në mënyrë të gabuar për fushatë elektorale. Kam disa kujtime interesante që do t’i ndaj me ju pas zgjedhjeve lokale”, ka shtuar ai.
The post Limaj: Me presidentin Ibrahim Rugova kam kujtime interesante, do t’i shpalos pas zgjedhjeve komunale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



