Lista Sërpska nuk është certifikuar nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Një votë për, dy kundër, ku shumica më pas abstenuan, ky vendim tashmë është sfiduar PZAP.
Kjo çështje në edicionin më të ri të “Kosova Today” u diskutua me Korab Blakajn, Faton Mehmetin, Ardian Gaxherrin dhe Elena Ukën, transmeton Klankosova.
Uka thotë se këtë situatë e sheh më shumë si shou të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Aty certifikohen kandidatët, lista e partive, jo partia total. Në qoftë se ka indice, fakte që Lista Serbe përbëhet nga veprime kriminale, antishtetërore, atëherë qeveria ish dashur të merrte një vendim siç e ka marrë për organizata ndërkombëtare, e për dy grupe të tjera. Këtu po bëhet njëarë loje që publiku të argëtohet, e vet të dalin si patriota”, u shpreh Uka.
Nga ana tjetër gazetari Gaxherri thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po bën lojë të dyfishtë.
“Kurti po luan me shtetin, po luan me marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse Lista Serbe do të certifikohet, ajo është punë e kryer, sepse nuk mund të mos certifikosh një listë për qejfe të njerëzve”, u shpreh Gaxherri.
Derisa Blakaj i dha të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje se Listën Serbe mund ta shpall si organizatë antikushtetuese, pasi sipas tij, Lista Sërpska ka për qëllim ndarjen e veriut të Kosovës.
Në një sondazh të publikuar nga “Kosova Today” se a ka qenë i duhur vendimi i KQZ-së për moscertifikim të Listës Serbe, 64 për qind e anketueseve votuan për po, derisa 36 për qind për jo.
The post Lista Serbe s’u certifikua për zgjedhjet lokale, Uka: Shou i Vetëvendosjes appeared first on Klan Kosova.

