Po e nisim mbulimin e drejtpërdrejt të vazhdimit të seancës konstitutive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Seanca e nisur të mërkurën për konstituimin e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me bllokadën parlamentare, është caktuar të vazhdojë sot nga ora 11:00.
Nga e hëna, deputetët kanë 30 ditë kohë që të përmbyllin këtë proces, ashtu që kandidati për kryetar të Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur.
Kjo gjykatë gjithashtu ka vendosur që emri i një kandidati mund të votohet jo më shumë se 3 herë.
Para dy ditësh, LVV e cila e ka të drejtën për propozim e provoi me Allbulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, por asnjëra nuk arriti votat e nevojshme.
Klan Kosova sjellë të gjitha zhvillimet përmes edicionit special.
The post LIVE: Përpjekja e dytë për konstituimin e Kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

