Liverpooli merr vendim: Fanella me numrin 20 përjetësohet për Jotan

Pas vdekjes tragjike të futbollisit të Liverpoolit, Diogo Jota, klubi ka marrë vendim që fanella me numrin 20 nuk do të përdoret nga asnjë lojtar tjetër.

Ky vendim i klubit erdhi pas kërkesës që fansat e Liverpoolit ia bënë gjatë gjithë ditës, prej kur nisën lajmet se Jota vdiq në një aksident trafiku.

Jota vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident trafiku bashkë me vëllanë e tij Andres Silva, njofton Klankosova.tv.

28-vjeçari para dy javësh kishte mbajtur ceremoninë e dasmës, teksa la pas gruan me tre fëmijë.

The post Liverpooli merr vendim: Fanella me numrin 20 përjetësohet për Jotan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news