Liverpooli po punon seriozisht për transferimin e yllit të PSG-së, Bradley Barcola.
Sulmuesi 23-vjeçar, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon, shihet si përforcimi ideal për skuadrën e Arne Slot.
Edhe pse Luis Enrique e vlerëson lart, konkurrenca e madhe në Paris ka bërë që Barcola të mos jetë titullar i padiskutueshëm.
Këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë Liverpooli, duke i ofruar francezit një rol protagonist në “Anfield”.
Sipas mediave angleze, PSG nuk dëshiron ta shesë, por një ofertë e majme mund t’i ndryshojë planet e klubit francez këtë verë.



