Liverpuli gjen pasardhësin e Alexander-Arnold – Indeksonline.net

23:43 / E Premte, 28 Mars 2025 / Gj. Sh

Trent Alexander Arnold pritet të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit.

Raportohet se mbrojtësi i djathtë anglez tashmë është pajtuar që të bashkohet me Real Madridin gjatë verës, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Liverpulit si duket nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur pasardhësin e tij.

Mediat angleze raportojnë se objektivi kryesor i ”redsave” është mbrojtësi i Newcastle, Tino Livramento.

Vlera e 22-vjeçarit në tregun e transferimeve është 35 milionë euro./IndeksOnline/

Latest news
Related news