Llapi i beson akademisë, kontrata profesionale për gjashtë lojtarë

 

K.F. Llapi ka njoftuar se u ka dhënë kontrata profesionale gjashtë lojtarëve të vet nga academia.

“Mirë se vini në ekipin e parë Arbër Curri, Leotrim Muciqi, Jon Jakupi, Fidan Krasniqi, Milot Nazifi dhe Gentrit Jaha”, ka shkruar Llapi.

“Gjashtë futbollistë të talentuar nga Akademia e Futbollit Llapi janë promovuar në ekipin e parë me kontrata profesionale (4+1 vjeçare), si pjesë e projektit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj”.

“Pas përforcimeve cilësore në afatin kalimtar veror, prioritet i klubit mbetet avancimi dhe promovimi i talentëve të Akademisë në ekipin e parë”.

The post Llapi i beson akademisë, kontrata profesionale për gjashtë lojtarë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news