Loredana për marrëdhënien me Jozin: Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem

Loredana Brati ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur për Big Brother VIP Albania 4 dhe për të gjitha ngjarjet që ndodhën.

E natyrisht nuk ka munguar pyetja për Joz Markun, me të cilin shijoi një romancë brenda këtij formati.

Për modelen, siç theksoi gjatë rrëfimit, është një histori e mbyllur që i përket së shkuarës.

Foto: Screenshot/Revista Who

“Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi”, u shpreh ajo.


Joz Marku dhe partnerja e re të pandashëm - publikohet një tjetër moment mes tyre

Lexo po ashtu
Joz Marku dhe partnerja e re të pandashëm – publikohet një tjetër moment mes tyre

Tutje shtoi: “Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat”.

Jozi dhe Loredana

Jozi nga ana tjetër ka nisur një lidhje të re me një vajzë të quajtur, Xhoana Toshi, ku edhe janë parë bashkë në rrjete sociale.

Sidoqoftë, marrëdhënia me Lorin ka qenë shumë e komentuar për shkak të disa veprimeve të Jozit, që bëri asokohe. /Telegrafi/

The post Loredana për marrëdhënien me Jozin: Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news